Ndërlidhjet

Cameron premton ndihmë ushtarake për Libinë


Libi - Takimi në mes të kryeministrit libian Ali Zeidan dhe atij brtianik David Cameron

Libi - Takimi në mes të kryeministrit libian Ali Zeidan dhe atij brtianik David Cameron

Kryeministri i Britanisë David Camron gjatë vizitës së tij në Libi ka mbajtur një prononcim ku shprehet se është zotuar që të ndihmojë ushtrinë dhe policinë e këtij shteti.

Cameron tha të ejten në Tripoli se Britania është përgatitur që t'i ofrojë Libisë trajnim dhe ndihmë për shkak të shqetësimeve në rritje mbi sigurinë në rajon.

Udhëtimi i Cameron-it në kryeqytetin libian vije 2 ditë pas paralajmërimit të Zyrës për Politikë të Jashtme të Britanisë ku tregohet lidhur me rrezikun potencial që i kanoset Ambasadës së Britanisë në Tripoli.

Gjatë të mërkurën ka vizitur shtetin fqinjë, Algjerinë, ku ka arritur një partneritet në sferën e sigurisë.