Ndërlidhjet

logo-print

Hagel i gatshëm për sulme ndaj Iranit


Ish-senatori republikan, Chuck Hagel.

Ish-senatori republikan, Chuck Hagel.

I nominuari i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, për sekretar të mbrojtjes i ka thënë Komitetit për Shërbime të Armatosura të Senatit se është i gatshëm të mbështesë aksionet ushtarake kundër Iranit apo armiqve të tjerë, nëse është e nevojshme.

Ish-senatori republikan, Chuck Hagel, ka thënë se do që t’i mbajë forcat e armatosura të Amerikës më të fortat në botë dhe se mbështet përdorimin e forcës ushtarake për të mbrojtur interesat e vendit.

Ai po ashtu ka thënë se do të ishte e rëndësishme që t’iu sigurohet imuniteti nga ndjekja penale të gjithë ushtarëve amerikanë që do të mbesin në Afganistan pas përfundimit të misionit luftarak më 2014.
XS
SM
MD
LG