Ndërlidhjet

Gjendet trupi i pilotit amerikan në Detin Adriatik


Deti Adriatik
Deti Adriatik
Trupi i pajetë i pilotit të një avioni luftarak amerikan, i cili është zhdukur mbi Detin Adriatik më 28 janar, është gjetur, ka bërë të ditur agjencia italiane ANSA.

Avioni F-16 ka qenë në një fluturim trajnues natën, kur janë ndërprerë të gjitha lidhjet e tij me bazën e NATO-s.

Besohet se avioni është rrëzuar për shkak të defekteve teknike, derisa ka qenë duke u kthyer në bazë.

Forcat ajrore të SHBA-së kanë bërë të ditur më 29 janar se ekipet italiane të shpëtimit kanë nxjerrë nga Deti Adriatik mbetjet e avionit.
XS
SM
MD
LG