Ndërlidhjet

Siria ka parashtruar një ankesë zyrtare para Kombeve të Bashkuara, për atë që ka cilësuar si sulm ajror të Izraelit në një qendër kërkimore ushtarake pranë Damaskut.

Ministria e Jashtme siriane ka thirrur sot në takim kreun e forcës paqeruajtëse të OKB-së, Golan Hights.

Damasku thotë se sulmi i Izraelit është shkelje e marrëveshjes së vitit 1974 në mes të fqinjëve. Izraeli nuk ka bërë asnjë koment.

Rusia ka thënë se do të marrë masa urgjente për të qartësuar situatën.

Ajo është aleate e afërt e presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad.
XS
SM
MD
LG