Ndërlidhjet

Hoxhaj: Clinton simbol i shpresës për Kosovën


Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton.
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton.
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, përmes një letre ka shprehur konsideratat dhe mirënjohjen e popullit dhe të Qeverisë së Kosovës për sekretaren Hillary Clinton, me rastin e përfundimit të mandatit në krye të Departamentit amerikan të Shtetit.

Hoxhaj ka thënë se Clinton u bë simbol i shpresës së popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi.

“Dëshiroj t’ju shpreh mirënjohje për mbështetjen e pakufishme dhe për përkrahjen tuaj personale për popullin dhe Qeverinë e Kosovës, në procesin e shtetndërtimit... Ju falënderoj për përkushtimin dhe besimin që gjithmonë keni pasur në progresin e shtetit tonë”, thuhet, pos tjerash, në letrën e Hoxhajt.

Clinton do të lërë pozitën e sekretares amerikane të shtetit pas katër vjetësh në detyrë. Pasues i saj është konfirmuar senatori John Kerry.
XS
SM
MD
LG