Ndërlidhjet

Flasin për “trafikimin e organeve në Kosovë”


Shefi i ekipit special të Komisionit Evropian për hetimin e trafikimit të organeve në Kosovë, Clint Williamson.
Shefi i ekipit special të Komisionit Evropian për hetimin e trafikimit të organeve në Kosovë, Clint Williamson.
Prokurori serb për krime lufte, Vlladimir Vukçeviq, ka biseduar të enjten me shefin e ekipit special të Komisionit Evropian për hetimin e trafikimit të organeve në Kosovë, Clint Williamson.

“Vukçeviq dhe Williamson kanë shkëmbyer informatat dhe njohuritë, te të cilat kanë ardhur gjatë marrjes në pyetje të disa dëshmitarëve”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë në Beograd, raportojnë mediat atje.

Detaje të tjera nga takimi nuk janë bërë të ditura.

Ekipi i Williamsonit po heton vërejtjet e raportuesit të Këshillit të Evropës, Dick Marty.

Ky i fundit ka akuzuar udhëheqësit kosovarë të luftës, përfshirë kryeministrin Hashim Thaçi, për trafikim të paligjshëm të organeve të të burgosurve serbë.

Autoritetet kosovare i kanë hedhur poshtë akuzat.
XS
SM
MD
LG