Ndërlidhjet

Shpërthim në Meksikë, disa të vrarë


Pamje pranë gjigantit Pemex në Meksiko Siti...
Pamje pranë gjigantit Pemex në Meksiko Siti...
Njëzetepesë njerëz kanë vdekur dhe mbi 100 të tjerë janë plagosur nga shpërthimi që ka tronditur kompaninë shtetërore të naftës në Meksikë, Pemex.

Autoritetet thonë se numri i të vrarëve mund të rritet pasi dhjetëra njerëz janë të bllokuar nën rrënoja ose brenda ndërtesës së dëmtuar në Meksiko Siti.

Ndërtesa, 52 katëshe, në të cilën punojnë disa mijëra njerëz, është evakuuar. Nuk është ende e qartë se çfarë ka shkaktuar shpërthimin.
XS
SM
MD
LG