Ndërlidhjet

logo-print

WSJ “është sulmuar” nga hakerët kinezë


Ilustrim

Ilustrim

“Wall Street Journal” është e përditshmja e dytë amerikane, e cila ka thënë se është sulmuar nga hakerët kinezë. Gazeta ka thënë se hakerët kanë pasur në shënjestër sistemin kompjuterik të saj.

Më herët, sulme të hakerëve kinezë ka raportuar edhe “New York Times”, duke thënë se ato kanë qenë hakmarrje ndaj një shkrimi kritik që ka publikuar për kryeministrin e Kinës, Wen Jiabao.

Pekini është akuzuar nga disa qeveri dhe kompani për spiunazh kibernetik.

Ministria e Jashtme kineze ka hedhur poshtë akuzat e New York Times-it, duke i quajtur “të pabaza” dhe “krejtësisht të papërgjegjshme”.
XS
SM
MD
LG