Ndërlidhjet

Dhjetëra të vrarë nga shpërthimi në autostradën kineze


Pamje nga aksidenti në Kinë...
Pamje nga aksidenti në Kinë...
Të paktën 26 njerëz janë vrarë në pjesën qendrore të Kinës, kur një kamion që bartte fishekzjarrë ka eksploduar në një urë.

Mediat shtetërore thonë se shpërthimi ka shkatërruar një pjesë të urës 80-metërshe, jashtë qytetit Sanmenksia, duke bërë që dhjetëra makina të bien disa metra poshtë.

Radioja Kombëtare e Kinës ka njoftuar se ekipet e emergjencës kanë mbyllur autostradën në vendin e aksidentit.

Ura ndodhet në autostradën G30, e cila është rruga më e gjatë në Kinë.
XS
SM
MD
LG