Ndërlidhjet

Shpallet fajtor komplotisti i Krishtlindjeve


Ilustrim
Ilustrim
Një somalezo-amerikan është shpallur fajtor për përpjekjet e tij për të hedhur në erë një ceremoni krishtlindjesh në shtetin amerikan të Oregonit.

Mohamed Osman Mohamud është thënë se mund të përballet me burgim të përjetshëm, pasi ka tentuar të përdorë armë të shkatërrimit në masë.

Agjentë të fshehtë, të shtirë si militantë islamikë, kanë furnizuar Mohamudin me një bombë false. Ai është arrestuar kur ka bërë përpjekje ta aktivizojë atë gjatë një ceremonie në dhjetor të vitit 2010.

Prokurorët kanë hedhur poshtë pohimet e 21-vjeçarit se ka qenë pre e një kurthi të FBI-së, e cila ka nisur ta ndjekë prejse ka qenë adoleshent.

Byroja Federale e Hetimeve (FBI) ka argumentuar se Mohamud ka bërë një seri hapash që kanë çuar atë në terrorizëm.
XS
SM
MD
LG