Ndërlidhjet

Rusisë i kërkohet të heqë masën që dënon homoseksualitetin


Flamuri i komunitetit homoseksual...

Flamuri i komunitetit homoseksual...

Një grup i ekspertëve të Kombeve të Bashkuara do që Duma Shtetërore Ruse të hedhë poshtë një projekt-ligj, i cili përcakton dënime administrative për “propagandimin e homoseksualitetit”.

Në një deklaratë të lëshuar sot, ekspertët kanë paralajmëruar se fuqizimi i ligjit mund të minojë të drejtat në Rusi.

“Ligji mund të interpretohet gjerësisht dhe, në këtë mënyrë, shkelet jo vetëm liria e të shprehurit, por edhe ndalimi i diskriminimit”, ka thënë raportuesi special për lirinë e të shprehurit, Frank La Rue.

Projektligji në fjalë ka kaluar leximin e parë në Dhomën e Ulët të Parlamentit rus më 25 janar.
XS
SM
MD
LG