Ndërlidhjet

logo-print

I hiqet plumbi kandidatit presidencial të Armenisë


Jerevan, 1 shkurt 2013.

Jerevan, 1 shkurt 2013.

Kirurgët i kanë hequr plumbin kandidatit presidencial të Armenisë, Paruyr Hairikian.

Politikani 63-vjeçar është qëlluar jashtë shtëpisë së tij në Jerevan, të enjten vonë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Anait Aitaian, u ka thënë gazetarëve se Hairikian është jashtë rrezikut për jetë.

Hairikian është kryetar i partisë Unioni për Vetëvendosje Kombëtare dhe nuk është parë si sfidues i fuqishëm në zgjedhje.

Nuk është e qartë nëse ai do të jetë në gjendje të marrë pjesë në zgjedhjet e planifikuara për 18 shkurt.

Sipas Kushtetutës së Armenisë, votimet mund të shtyhen nëse një kandidat nuk është në gjendje të marrë pjesë për arsye, të cilat janë jashtë kontrollit të tij.
XS
SM
MD
LG