Ndërlidhjet

Jahjaga e Nikolliq nuk takohen në Mynih


Jahjaga & Nikolliq
Jahjaga & Nikolliq
Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, dhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, nuk do të takohen në Mynih, ka konfirmuar Presidenca serbe.

Disa media kanë spekuluar se dy zyrtarët mund të takohen në Gjermani, pasi të dy ata janë të ftuar në konferencën për siguri, që mbahet atje.

Kabineti serb ka thënë se Nikolliq nuk merr pjesë në atë konferencë dhe se takimi me Jahjagën pritet të ndodhë në Bruksel, nën praninë e shefes për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.

Ndryshe, konferenca për siguri në Mynih nis punimet sot, për t’i vazhduar deri më 3 shkurt.

Atë do ta ndjekin rreth 400 pjesëmarrës, në mesin e tyre shefa të shteteve dhe të qeverive, ministra të punëve të jashtme dhe të mbrojtjes e të tjerë.

Presidentja Jahjaga po ashtu merr pjesë.
XS
SM
MD
LG