Ndërlidhjet

Sulmi në ambasadë - vritet një turk


Ankara, 1 shkurt 2013.
Ankara, 1 shkurt 2013.
Një sulm vetëvrasës jashtë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Ankara ka vrarë vetë sulmuesin dhe një roje të sigurisë, kanë konfirmuar zyrtarët turq.

Siç raporton BBC, ambasadori amerikan, Francis Ricciardione, ka konfirmuar se një pjesëtar i stafit turk të ambasadës është i vdekur.

Nga shpërthimi thuhet se është plagosur edhe një person tjetër, ndërsa stafi i ambasadës është evakuuar në lokacion të sigurt.

Deri më tash, përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë asnjë grup.

Një numër i grupeve të paligjshme, nisur nga separatistët kurdë e deri te majtistët dhe militantët islamikë, kanë kryer sulme gjatë viteve të fundit në Turqi, e cila është shtet anëtar i NATO-s.

Për sulmin e fundit të madh në Ankara, më 2007, në të cilin kanë humbur jetën nëntë persona dhe janë plagosur 120, është fajësuar një sulmues vetëvrasës majtist.
XS
SM
MD
LG