Ndërlidhjet

Protesta kundër Morsit


Kajro
Kajro
Mijëra njerëz kanë marshuar në disa qytete të Egjiptit, duke shprehur opozitën ndaj presidentit islamik, Muhammad Morsi.

Protestuesit në Kajro kanë mbushur Sheshin Tahrir, duke brohoritur “Liri” dhe “Morsi është ilegal”.

Protesta janë raportuar edhe në Aleksandri dhe Port Said.

Opozita i bën thirrje Morsit që të formojë një qeveri të bashkuar kombëtare dhe të ndryshojë “kushtetutën islamike”.

Opozita thotë se dokumenti cenon të drejtat e grave dhe të minoriteteve në Egjipt.

Marshet e sotme ndodhin pak ditë pas protestave të dhunshme që kanë shënuar përvjetorin e dytë të revolucionit popullor, i cili ka çuar në rrëzimin e sunduesit veteran të Egjiptit, Hosni Mubarak.
XS
SM
MD
LG