Ndërlidhjet

Mijëra protestues kërkojnë heqjen e përmendores serbe


Foto arkivi
Foto arkivi
Disa mijëra qytetarë janë tubuar sot në Bujanoc, duke kërkuar heqjen e përmendores së xhandarmërisë serbe nga fshati Lluçan.

Protesta është organizuar nga përfaqësuesit politikë të partive shqiptare të Luginës së Preshevës, me moton “Së bashku kundër përmendores së xhandarmërisë serbe në Lluçan”.

Protesta ka nisur pak pas orës 13 dhe nuk ka shënuar ndonjë incident.

Lluçani është fshat i banuar me shumicë shqiptare, ndërsa përmendorja u përket pjesëtarëve të vrarë të xhandarmërisë serbe gjatë bombardimeve të NATO-s.

Protesta ndodh gati dy javë pas largimit nga Presheva të lapidarit të UÇPMB-së, nga ana e xhandarmërisë serbe.

Aksioni ishte zhvilluar me urdhër të Qeverisë në Beograd.

Sot, administrata lokale e Komunës së Preshevës ka ngritur kërkesën para Ministrisë së Drejtësisë në Beograd për legalizimin e këtij lapidari.
XS
SM
MD
LG