Ndërlidhjet

Hap punimet Konferenca e Sigurisë në Mynih


Kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe nënpresidenti i SHBA-së, Joe Biden, në margjina të konferencës...
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe nënpresidenti i SHBA-së, Joe Biden, në margjina të konferencës...
Diplomatë dhe zyrtarë të mbrojtjes nga Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuar dhe shumë vende të tjera kanë nisur takimin treditor në Mynih.

Konferenca për Siguri e Mynihut do të shqyrtojë kërcënimet e sigurisë globale, të paraqitura nga konfliktet në Siri dhe Mali, si dhe nga kriza rreth programit bërthamor të Iranit.

Në mesin e liderëve pjesëmarrës janë nënpresidenti i SHBA-së, Joe Biden, dhe ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Mynihu ka shtuar dukshëm forcat e sigurisë.

Pjesëmarrëse në konferencë është edhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga. Konferenca do të zgjasë deri më 3 shkurt.
XS
SM
MD
LG