Ndërlidhjet

logo-print

Biden: SHBA e vazhdon mbështetjen për opozitën në Siri


Joe Biden duke folur në Konferencës e Sigurisë në Munih të Gjermanisë

Joe Biden duke folur në Konferencës e Sigurisë në Munih të Gjermanisë

Zëvendëspresidenti amerikna, Joe Biden, thotë se do të takohet me opozitën e Sirisë, më vonë gjatë ditës, në Konferencën për Siguri në Munih të Gjermanisë.

Zoti Biden ka theksuar se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë ta mbështesin opozitën dhe se Uashingtoni aktualisht ka dërguar më tepër se 50 milionë dollarë ndihmë.

Ai ka parashikuar që “ditët e ardhshme do të jenë të vështira” për Sirinë dhe se “opozita në Siri vazhdon të rritet më e fuqishme”.

Në Konferencën e Sigurisë në Munih, po marrin pjesë afro 400 diplomatë të lartë dhe zyrtarë të sigurisë nga e gjithë bota.
XS
SM
MD
LG