Ndërlidhjet

Rusi: Raketa u përplas në Paqësor pas lansimit të dështuar


Pamje nga një lasim i mëparshëm i raketave ruse

Pamje nga një lasim i mëparshëm i raketave ruse

Agjencitë ruse të lajmeve raportojnë se një raketë e Rusisë, që transportonte satelit të komunikimeve, ka pësuar probleme të motorit dhe është përplasur në Paqësor, pak kohë pas lansimit, ditën e premte.

Lansimi i pasuksesshëm i satelitit Intelsat-27, është një nga disa pengesat e programit kozmik të Rusisë, gjatë viteve të fundit, përfshirë edhe lasnimin e dështuar të satelitëve dhe misionin e pasuksesshëm për studimin e Marsit.