Ndërlidhjet

Mali: Pritje e ngrohtë për presidentin Hollande


Francois Hollande
Francois Hollande
Presidenti i Francës, Francois Hollande, sot është pritur ngrohtë gjatë vizitës njëditëshe në Mali të Afrikës Perëndimore, ku trupat e Francës gjatë tri javëve të kaluara i kanë larguar kryengritësit nga pjesa veriore e këtij vendi.

Duke folur në qytetin Timbuktu, që 10 muaj ishte nën okupimin e kryengritësve, Hollande i lavdëroi ushtarët francezë për largimin e militantëve të ndërlidhur me al-Kaidën.

Por, ai theksoi se lufta “nuk ka përfunduar” dhe se operacionet do t’i dorëzohen forcës së gjërë ushtarake afrikane.

Nga ana tjetër, sekretari i mbrojtjes i Britanisë, Philip Hammond, tha se vendi i tij do të ndihmoj me stërvitje të forcave afrikane, por Britania nuk do të involvohet në rol luftarak në Mali.
XS
SM
MD
LG