Ndërlidhjet

logo-print

Iran: Përzierje e fotove, por majmuni ka udhëtuar në hapësirë


A thua e ka falsifikuar Irani fluturimin e majmunit në gjithësi?

A thua e ka falsifikuar Irani fluturimin e majmunit në gjithësi?

Zyrtari i lartë iranian për gjithësi, Mohammad Ebrahimi, thotë se mediat shtetërore gabimisht i kanë publikuar fotografitë e dy majmunëve të ndryshëm, në vend të njërit për të cilin pretendohet se ka udhëtuar në kozmos.

Zoti Ebrahim i tha agjencisë AP se një komplet i fotografive të majmunëve gabimisht ishte selektuar nga arkivi. Në këtë komplet ishin majmunët që ishin testuar si kandidatë të mundshëm për fluturim në gjithësi.

Ky shpjegim u bë pasi mediat perëndimore kanë shfaqur dyshime lidhur me pretendimet e Iranit këtë javë se e kishte dërguar një majmun në gjithësi. Këto dyshime kishin të bënin me faktin se në fotografi ishin dy majmunë, që dallonin njëri nga tjetri. Majmuni që thuhej se ishte nisur për në gjithësi, dallonte fizikisht ntga ai që ishte kthyer nga kozmosi.

Departmenti amerikan i shtetit më herët ka thënë se nuk mund ta konfirmoj nëse kishte ndodhur lansimi iranian i majmunit në gjithësi.
XS
SM
MD
LG