Ndërlidhjet

Gjeorgji: Okupimi rus – kërcënim për stabilitet


Maia Panjikidze
Maia Panjikidze
Ministrja e jashtme e Gjeorgjisë, Maia Panjikidze, thotë se okupimi rus i rajoneve të Abkhazisë dhe Osetisë Jugore, është kërcënim për stabilitetin rajonal dhe evropian.

Duke folur në Konferencën e Sigurisë në Munih, ajo poashtu ka theksuar se Gjeorgjia me keqardhje e shikon veprimin e OSBE-së, “që ishte detyruar të mos e vazhdonte praninë e vet në Gjeorgji”, prandaj qeveria në Tbilisi konsideron se “kthimi i misionit të OSBE-së është i rëndësisë së madhe”.

Sipas ministres Panjikidze, Gjeorgjia po përpiqet, me ndihmën e komunitetit ndërkombëtar, ta bindë Moskën se Rusia mund të përfitoj nga paqja dhe stabiliteti në fqinjësinë e parë.
XS
SM
MD
LG