Ndërlidhjet

Rasmussen: Nuk ka kthim prapa në mbrojtjen raketore


Anders Fogh Rasmussen
Anders Fogh Rasmussen
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, tha se aleanca nuk ka synim që të tërhiqet nga planet për ndërtimin e sistemit të mbrojtjes raketore në Evropë.

Këtë plan Rusia e ka kundërshtuar ashpër, duke thënë se sistemi mund të paraqes kërcënim për arsenalin atomik të Rusisë.

Zoti Rasmussen u tha mbrëmë gazetarëve në Konferencën e Sigurisë në Munih se kjo çështje mbetet pengesë në bashkëpunimin NATO – Rusi.

“Shoh shenja se rusët poashtu dëshirojnë të lëvizin përpara kur kemi të bëjmë me bashkëpunim konkret dhe praktik. Por qartas, diskutimi për mbrojtjen raketore mbetet një elefant i madh në dhomë”, tha Rasmussen.

NATO-ja thotë se sistemi ka për qëllim mbrojtje nga kërcënimi potencial raketor nga Irani.
XS
SM
MD
LG