Ndërlidhjet

Barak: Për Iranin – të gjitha opsionet në tryezë


Ehud Barak
Ehud Barak
Ministri i mbrojtjes i Izraelit, Ehud Barak, i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që ta mbajë presionin ndaj Iranit, për të pasur siguri se ky vend nuk e zhvillon armatimin atomik.

Gjatë diskutimit të tij në Konferencën e Sigurisë në Munih të Gjermanisë, zoti Barak theksoi se më lehtë është që komuniteti ndërkombëtar tash të merret me Iranin se sa me Iranin e ardhshëm bërthamor.

Sipas tij, Izraeli është serioz në vendosmërinë e tij që ta ndalë Iranin dhe “i mbanë të gjitha opsionet në tryezë” dhe pret që edhe vendet e tjera të veprojnë njejtë.
XS
SM
MD
LG