Ndërlidhjet

Izrael: Netanyahu përsëri kryeministër, problem Irani


Benjamin Netanyahu

Benjamin Netanyahu

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, thotë se puna më e rëndësishme e administratës së tij, do të jetë që Irani të mos zhvilloj armatim bërthamor.

Presidenti i Izraelit, Shimon Peres, ka kërkuar nga zoti Netanyahu, që ta formoj koalicionin e ri qeverisës, në bazë të zgjedhjeve të përgjithshme të 22 Janarit.

Koalicioni i tij i krahut të djathtë Likud – Beteinu, nga votimet doli si grupi më i madh, me 31 ulëse në parlamentin prej 120 vendesh.

Në këtë mënyrë, Netanyahu e fillon mandatin e tij të tretë në postin e kryeministrit.

Pasi e pranoi kërkesën e presidentit për formimin e qverisë së re, Benjamin Netanyahu tha se parandalimi i Iranit nga zhvillimi i armatimit atomik do të jetë “detyrë e madhe” e qeverisë së tij të re.

Ai, poashtu, tha se qeveria e tij do të jetë e përkushtuar për paqe me palestinezët, dhe ka kërkuar nga lideri palestinez, Mahmud Abbas, që të kthehet në negociata.
XS
SM
MD
LG