Ndërlidhjet

Kosovë: Granatë dore në shtëpinë e serbit në Zveçan


Ushtarët e KFOR-it në pjesën veriore të Mitrovicës, afër Zveçanit

Ushtarët e KFOR-it në pjesën veriore të Mitrovicës, afër Zveçanit

Policia e Kosovës ka raportuar se dje në Zveçan, njësitë e KFOR-it kanë hequr një granatë dore “M 57” nga kulmi i shtëpisë së serbit Tomisllav Gjokiq, në rrugën “Karagjorgjevo”.

Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Sabrije Kamberi.

Ajo ka theksuar se Gjokiq, e ka lajmëruar rastin në stacionin e policisë në Zveçan dhe më pas njësitet e policisë së Kosovës e kanë verifikuar rastin.

“Në Zveçan, me datën 2 shkurt 2013, në orën 14:30, një serb nga Kosova ka informuar se në kulmin e shtëpisë së tij ka gjetur një granatë dore. Njësitë e KFOR-it kanë dalur në vend të ngjarjes dhe kanë bërë tërheqjen e mjetit shpërthyes pa ndonjë incident”, thotë zëdhënësja Kamberi.

Ndryshe, Tomisllav Gjokiq, i cili e ka gjetur granatën e dorës në kulmin e shtëpisë së tij, thuhet se është përkthyes në misionin EULEX.
XS
SM
MD
LG