Ndërlidhjet

Munih: Davutoglu i premton Jahjagës ndihmë në njohje


Atifete Jahjaga dhe Ahmet Davutoglu

Atifete Jahjaga dhe Ahmet Davutoglu

Ministri i jashtëm i Turqisë, Ahmet Davutoglu, ka premtuar se vendi i tij do të jetë mbështetës i Kosovës në procesin e njohjes së pavarësisë dhe do ta mbështesë dialogun, që po zhvillohet në Bruksel, ndërmjet Kosovës e Serbisë.

Sipas tij, Turqia dhe Kosova po ndërtojnë marrëdhënmie, që janë shembull për rajon.

Mëtutje, siç njofton Presidenca e Kosovës, këto komente zoti Davutoglu i bëri gjatë takimit me presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, në Munih të Gjermanisë, ku u zhvillua Konferenca e Sigurisë.

Zonja Jahjaga është angazhuar për thellim të marrëdhënie ndërmjet dy vendeve, e veçanërisht në fushën e ekonomisë dhe investimeve.

Ajo i ka përcjellur ministrit të Turqisë ftesën për presidentin e Turqisë, për ta vizituar Kosovën.
XS
SM
MD
LG