Ndërlidhjet

Salehi: Irani i gatshëm për bisedime me SHBA-të, por me kushte


Ali Akbar Salehi
Ali Akbar Salehi
Zyrtarë të lartë të Iranit thonë se Teherani është i hapur për bisedime me Shtetet e Bashkuara, lidhur me krizën atomike iraniane, por me kushte.

Ministri i jashtëm iranian, Ali Akbar Salehi, tha sot në Munih të Gjermanisë, se “ne nuk kemi linja të kuqe” për bisedime direkte me Uashington, por Shtetet e Bashkuara duhet të paraqiten me qëllime “korrekte dhe reale”.

Sipas tij, është kundërthënëse për Uashingtonin për të biseduar për hyrje në negociata, por në të njejtën kohë, përdoret “gjuhë kërcënuese” duke thënë se të gjitha opsionet mbeten në tryezë, përfshirë atë ushtarake, dhe imponon sanksione.

Këto komente u bënë një ditë, pasi zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, e përsëriti ofertën që është aktuale për një kohë të gjatë, për angazhimin e Iranit në takim direkt për çështjet atomike.

Salehi tha se gjashtë fuqitë kryesore të involvuara në bisedimet me Iranin, për programin e tij bërthamor, e kanë propozuar një rund të ri të diskutimeve më 25 Shkurt në Kazakistan.
XS
SM
MD
LG