Ndërlidhjet

Cameron takon liderët afganë dhe pakistanezë


Karzai, Cameron dhe Zardari

Karzai, Cameron dhe Zardari

Mënyrat për të siguruar paqe dhe stabilitet në Afganistan do të jenë në fokus të bisedimeve në Londër, ndërmjet kryeministrit britanik, David Cameron, dhe presidentëve të Afganistanit dhe Pakistanit, Hamid Karzai dhe Aif Ali Zardari.

Takimi ndodh në kohën kur Afganistani po përballet me presion në rritje për të arritur paqe me militantët talibanë, para tërheqjes së planifikuar të trupave të huaja luftarake, në fund të vitit 2014.

Qeveria britanike ka bërë të ditur se bisedimet e së hënës do të përfshiijnë edhe shefat e ushtrisë dhe të inteligjencës afgane dhe pakistane.

Ky është takimi i tretë në formatin trepalësh.

Britania ka më shumë se 9,000 trupa në Afganistan, shumica nga të të pozicionuara në provincën Helmand.

Ajo ka kontingjentin më të madh të trupave të huaja në kuadër të NATO-s, pas Shteteve të Bashkuara, të cilat kanë mbi 60,000 ushtarë të vendosur në Afganistan.
XS
SM
MD
LG