Ndërlidhjet

Assad: Izraeli do të destabilizojë Sirinë


Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad - foto arkivi
Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad - foto arkivi
Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, ka akuzuar Izraelin se bën përpjekje të destabilizojë Sirinë me anë të sulmeve në territorin e saj.

Këto janë komentet e para të Assadit që nga sulmi i së mërkurës i forcave izraelite.

Qeveria siriane ka thënë se sulmi ka pasur në shënjestër një bazë ushtarake pranë Damaskut, ndërsa autoritetet amerikane kanë thënë se ai ka qëlluar një konvoj që bartte armë për grupin militant të Hezbollahut, në kufirin Siri-Liban.

Izraeli nuk e ka komentuar publikisht sulmin, por ministri i Mbrojtjes, Ehud Barak, ka lënë të kuptohet për rolin e vendit të tij në të.

“Nuk mund të shtoj asgjë në atë që keni lexuar në gazeta”, ka thënë të dielën Barak.

Në anën tjetër, Assad po ashtu është zotuar se Siria është e gatshme të konfrontohet me “çdo agresion”.
XS
SM
MD
LG