Ndërlidhjet

Chavez “po shërohet”


President i Venezuelës, Hugo Chavez.
President i Venezuelës, Hugo Chavez.
Autoritetet e Venezuelës kanë thënë se presidenti i vendit, Hugo Chavez, është duke u shëruar nga kanceri.

Kryetari i Asamblesë Kombëtare, Diosdado Cabel, ka thënë se Chavez “vazhdon të bëjë përparim të qëndrueshëm, por gradual”.

Chavez nuk është parë ose dëgjuar publikisht që nga operimi i tij më 11 dhjetor – i cili ka qenë i katërti me radhë nga kanceri.

Ai ka udhëhequr Venezuelën gjatë 14 vjetëve të fundit. Në tetorin e kaluar është rizgjedhur, por sëmundja nuk i ka lejuar të bëjë betimin për mandatin e ri.
XS
SM
MD
LG