Ndërlidhjet

Iran: Ahmadinejad – Larijani, kritika të ashpra të ndërsjella


Presidenti Ahmadinejad gjestikulon gjatë fjalimit në parlament
Presidenti Ahmadinejad gjestikulon gjatë fjalimit në parlament
Presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinejad, e ka akuzuar familjen e kryetarit të Parlamentit të Iranit, Ali Larijani, për korrupsion, disa muaj para zgjedhjeve presidenciale.

Gjatë fjalimit të tij në parlament, ditën e diel, Ahmadinejad e ka mbrojtur njërin nga ministrat e tij nga procedurat për shkarkim.

Gjatë fjalimit të tij ai i transmetoi incizimet e personit Fazel Larijani, që është vëllau i kryetarit të parlamentit, Ali Larijani. Ahmamdinejadi tha se ky incizim e implikon familjen Larijani në korrupsion.

Ali Larijani konsiderohet kandidati kryesor në zgjedhjet presidenciale në qershor të këtij viti.

Lëarijani u përgjigj duke thënë se Ahmadinejadi i ka bllokuar hetimet gjyqësore kundër aleatëve të tij të afërt politikë.

Këto akuza të ndërsjella e shndërruan mbledhjen e parlamentit në kaos.

Pasi në qershor i kaloi edhe mandati i dytë presidencial, Mahmud Ahmadinejad, nuk mund të garoj përsëri, por analistët thonë se ai mund të përpiqet ta mbajë ndikimin edhe pasi të largohet nga presidenca.
XS
SM
MD
LG