Ndërlidhjet

logo-print

Europol zbulon një nivel të lartë të kurdisjeve në ndeshjet futbollistike


Foto Ilustruese

Foto Ilustruese

Hetime nëpër të gjithë Evropën kanë gjetur se rreth 380 ndeshje futbolli të cilat janë kurdisur, përfshijnë profite dhe mito në rreth 10 milion euro. Këtë lajm e ka bërë të ditur gjatë një konference në Hagë, Rob Wainwright, kreu i Angjencisë evropiane të policisë, Europol. Wainwright tha se hetimet kanë identifikuar 425 zyrtarë dhe lojtarë të korruptuar si dhe kriminel nga 15 shtete.

Ai ka bërë të ditur se në bazë të hetimit janë zbuluar 8 milion euro fitime në baste dhe 2 milion euro shpenzime për t'ju dhënë mito (ryshfete) lojtarëve dhe zyrtarëve.

Shefi i Europol-it tha se hetimi dëshmon se “ deri më tani nuk është parë kurdisje e kësaj shkalle”.

Kurdisjet përfshijnë eliminatorët në Kupa Botërore dhe në Ligën e Kampionëve si dhe gjatë zhvillimit të ndeshjeve në këtë të fundit. Hetimet tregojnë se në kurdisjen e ndeshjeve janë të përfshirë edhe kriminel nga Azia.
XS
SM
MD
LG