Ndërlidhjet

Takimi Cameron - Karzai - Zadari


Londër, Takimi trilateral i tre udhëheqësve shtetesh
Londër, Takimi trilateral i tre udhëheqësve shtetesh
Kanë filluar të hënën në Londër bisedime trilaterale në mes të kryeministrit të Britanisë David Cameron dhe presidentëve të Afganistanit dhe Pakistanit, Hamid Karzai gjegjësisht Asif Ali Zadari.

Takimi vije si rezultat i presionit me të cilin po ballafaqohet Afganistani për të arritur një marrëveshje paqeje me militantët taliban, para fundit të vitit 2014, kur do të bëhet edhe tërheqja e trupave të fundit ushtarake të huaja nga ky vend.

Qeveria britanike ka bërë të ditur se në takime do të jenë prezentë edhe përfaqësues të ushtrisë së Afganistanit dhe Pakistanit si dhe shefat e agjencive të intelegjencës së këtyre dy vendeve.

Ky është takimi i parë në formatin trilateral. Britania e Madhe ka më shumë se 9 mijë trupa në Afganistan që shërbëjnë në kuadër të forcave të NATO-së dhe shumica prej tyre janë të vendosura në provincën Helmand.

Ky është dislokimi i dytë më i madh i huaj në Afganistan, pas Shteteve të Bashkuara që ka më shumë se 60,000 trupa të vendosura atje.
XS
SM
MD
LG