Ndërlidhjet

Gjendet skeleti i Richardit III


Richard III
Richard III
Studiuesit britanikë thonë se kanë gjetur mbetjet e Mbretit të Anglisë, Richardi III.

Hulumtuesit nga Universiteti i Leicesterit kanë thënë se provat e ADN-së tregojnë “pa dyshim” se skeleti i zbuluar nën një parking të qytetit vitin e kaluar, është i Richardit.

Richard Buckley, kryesues i ekipit të hulumtuesve, ka bërë publik konstatimin në një konferencë për gazetarë.

Është konstatim akademik i Universitetit të Leicesterit se individi i zhvarrosur në Grey Friars, në shtator të vitit 2012, është vërtet Richardi III, mbreti i fundit i Anglisë, i familjes Plantagenet”, ka thënë Buckley.

Sipas tij, konstatimi ka qenë rezultat i një hulumtimi të kujdesshëm.

Çdo pjesë e provave është hulumtuar. Dhe, rezultatet e studimeve të ndryshme, të prezantuara sot, janë shqyrtuar nga ekipi i specialistëve, në mënyrë që të arrijmë te konstatimi akademik”, ka thënë Buckley.

Hulumtuesit thonë ADN-ja nga eshtrat përkon me një mostër të marrë nga një afërm i largët i mbretit, i cili jeton ende.

Skeleti, i cili kishte një shtyllë të lakuar kurrizore dhe shenja të disa lëndimeve në beteja, është gjetur gjatë gërmimeve arkeologjike në shtatorin e kaluar.

Richardi III ka vdekur në moshën 32-vjeçare, gjatë nje beteje në Anglinë qendrore, më 1485. Ai po luftonte pasardhësin e tij eventual, Henry Tudor, i cili më vonë është bërë Mbreti Henry VII.

Varri i tij ishte humbur, pas kisha rreth tij ishte shkatërruar në shekullin XVI.

Ai ka qenë mbreti i fundit anglez që ka vdekur në betejë. Nga William Shakespeare është përshkruar si “uzurpator gungaç”, i cili ka vrarë dy princa në Kullën e Londrës.

Kryetari i Leicesterit ka thënë se mbetjet do të rivarrosen në katedralen e qytetit, jo larg prej vendit ku janë gjetur.(v.t.)

Gjendet skeleti i Richardit III
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:22 0:00
XS
SM
MD
LG