Ndërlidhjet

Irak: Sulm vetëvrasës ndaj milicisë sunite pro-qeveritare


Foto Arkiv

Foto Arkiv

Një sulmues vetëvrasës ka sulmuar anëtarë të një grupi sunit në veri të Bagdadit, të cilët mbështeten nga Qeveria e Irakut. Zyrtarë të policisë dhe të spitalit kanë bërë të ditur se të paktën 18 persona janë vdekur dhe më shumë se 40 të tjerë janë plagosur nga ky sulm.

Sipas raporteve të para thuhet se katër persona janë vdekur nga sulmi i së hënës në qytetin Taji, 20 kilometra në veri të kryeqytetit irakian.

Shpërthimi ka ndodhur kur sulmuesi vetëvrasës ka aktivizuar ekspozivin derisa njerëzit ishin mbledhur për t’i marrë pagat e tyre para stacionit policor.

Sulmi i së hënës vije një ditë pas sulmit në selinë e policisë së provincës së Kirkukut, ku u vranë 15 njerëz dhe u plagosën dhjetra të tjerë.

Gjatë javëve të fundit në Irak është shtuar dhuna për shkak të tensioneve ndërmjet pakicës myslimane sunite dhe qeverisë së udhëhequr nga shiitët.
XS
SM
MD
LG