Ndërlidhjet

Norvegjia nderon pengjet e vrara në uzinën e gasit në Algjeri


Foto Ilustruese / AFP / STATOIL / KJETIL ALSVIK"
Foto Ilustruese / AFP / STATOIL / KJETIL ALSVIK"
Norvegjia i ka nderuar pesë ish punëtorët e Statoil-it të cilët janë vrarë në atë, siç e quajnë, sulmin terrorist “të pa kuptimtë” në uzinën e gasit në Algjeri.

Ministrja e Energjisë dhe Naftës Ola Borten Moe, gjatë këtij përkijtimi, tha se drama e pengëmarrjes e muajit të kaluar, i kishte sjellë të gjithë norvegjezët së bashku në thirrjet e tyre kundër dhunës dhe terrorit.

Ndërsa, kryeshefit Ekzekutiv të Statoil-it, Helge Lund, i është dridhur zëri në momentin kur i ka kujtuar “ viktimat e pa fajshme të terrorizmit brutal”.

37 pengje ishin vrarë gjatë kohës kur kishin ngecur në mes të betejës katë-ditore e cila zhvillohej nga militantët e al-Kaidës në njërën anë dhe ushtrisë së Algjerisë në anën tjetër.
XS
SM
MD
LG