Ndërlidhjet

logo-print

Shpërthim në Mitrovicë, lëndohen dy fëmijë


Ilustrim

Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për një shpërthim që ka ndodhur në orët e para të mbrëmjes së sotme, në lagjen afër urës qendrore mbi lumin Ibër, që ndryshe njihet si Mëhalla e Boshnjakëve.

Mjeti shpërthyes mësohet se është hedhur në shtëpinë e familjes Vucetiq, duke lënduar kështu dy fëmijë.

Fëmijët gjenden në qendrën shëndetësore në veri të Mitrovicës, kurse policia ende nuk e ka marrë raportin mjekësor.

Besim Hoti, zëdhënës i Policisë së Kosovës në Mitrovicë, ka bërë të ditur se motivet e këtij shpërthimi nuk dihen ende dhe se pjesëtarët e policisë janë në vendin e ngjarjes.
XS
SM
MD
LG