Ndërlidhjet

Vizita e parë në 30 vjet e kryetarit iranian në Egjipt


Mahmoud Ahmadinejad

Mahmoud Ahmadinejad

Presidenti Mahmud Ahmadinejad ka udhëtuar për në Kajro, për të shënuar kështu vizitën e parë në Egjipt të një kreu të shtetit iranian në më shumë se tri dekada.

Raportet thonë se presidenti i shumicës shiite në Iran, mund të takohet me klerikun e lartë sunit të Egjiptit, Sheikh Ahmed al-Tayeb, në universitetin Al-Azhar.

Ahmadinejad po kryeson delegacionin iranian në samitin e Kajros të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, që fillon të mërkurën.

Që nga fillimi i revolucionit të 2011-ës, që rrëzoi liderin egjiptian Hosni Mubarak, Irani ka ndërmarrë hapa për të përmirësuar marrëdhëniet me Egjiptin.

Lidhjet mes pushteteve rajonale janë shkëputur pas Revolucionit Islamik të Iranit të vitit 1979.

Presidenti egjiptian Muhamed Morsi, i cili mbështetet nga Vëllazërisë Myslimane sunite e vizitoi Iranin në vitin e kaluar, në një samit të Lëvizjes së të Painkuadruarve.
XS
SM
MD
LG