Ndërlidhjet

logo-print

Qyteti ku u vra Bin Ladeni bëhet me park rekreativ


Vendi ku gjendej shtepia e Osama bin Ladenit, Abbottabad, prill, 2012

Vendi ku gjendej shtepia e Osama bin Ladenit, Abbottabad, prill, 2012

Zyrtarët thanë se autoritetet në Pakistan po planifikojnë ndërtimin e një parku rekreativ në Abbottabad, qyteti në të cilin forcat amerikane e vranë liderin e Al-Qaedas, Osama bin Ladenin.

Zyrtarët në provincën Khyber Pakhtunkhëa, ku ndodhet qyteti, thanë se parku do të përfshijë një kopsht zoologjik, objekte sportive dhe atraksione ujore.

Raportet thonë se planifikohet që parku të ndërtohet për pesë vjet dhe të kushtojë rreth 30 milionë euro.

Nuk është e qartë ende se kush do ta financojë atë.

Zyrtarët mohojnë se projekti ka për qëllim përmirësimin e imazhit të qytetit, pasi që tashmë ai lidhet me vdekjen e bin Ladenit.

Forcat speciale amerikane bastisën shtëpinë e bin Ladenit dhe e vranë atë në vitin 2011.

Që atëherë, shtëpia është shkatërruar tërësisht.
XS
SM
MD
LG