Ndërlidhjet

Dhuna në Egjipt, dorëhiqet një ministër


Kajro, shkurt, 2013
Kajro, shkurt, 2013
Ministri i Kulturës i Egjiptit ka dhënë dorëheqje, në shenjë proteste ndaj një videoje, ku shfaqet policia duke rrahur dhe zvarritur një njeri lakuriq pranë pallatit të presidentit.

Publikimi egjiptian shtetëror “Al-Ahram”, tha se një zëdhënës i kabinetit ka konfirmuar se ministri i Kulturës, Saber Arab ka paraqitur dorëheqjen e tij.

Departamenti Amerikan i Shtetit i bëri thirrje të hënën Egjiptit, që të hetojë të gjitha akuzat për abuzim të kryer nga zyrtarët e sigurisë.

Zëdhënësja Viktoria Nuland, tha se vendosja para drejtësisë e autorëve, është mënyra më e mirë për të parandaluar përsëritjen e keqbërjes.

Kundërshtarët e presidentit egjiptian Muhamed Morsi thonë se vdekjet dhe abuzimet e kryera nga ana e policisë tregojnë se forcat e sigurisë nuk janë reformuar, që nga rrëzimi i Hosni Mubarakut.

Rreth 60 njerëz janë vrarë në 10 ditët e fundit nga përleshjet në Egjipt.
XS
SM
MD
LG