Ndërlidhjet

Klinika kineze "infektoi" pacientët


Ilustrim

Ilustrim

Mediat shtetërore kineze thonë se 95 persona janë shtruar në spital, pasi një klinikë private iu dha atyre injeksione, që dyshohet të kenë qenë të kontaminuara
me hepatit C, njofton AP.

Agjencia zyrtare e lajmave, Xinhua tha se policia ka arrestuar një kirurg në
një klinikë në provincën Liaoning.

Zyrtarët e qytetit Donggang thanë se 120 pacientë, të cilët janë trajtuar në atë klinikë, janë duke u ekzaminuar dhe 95 nga ta i janë nënshtruar trajtimit të mëtejm në spital.

Xinhua tha të martën se autoritetet vendore janë informuar se pacientët mund të jenë infektuar dhe çështja është ende duke u hetuar.

Virusi i hepatitit C, shkakton sëmundje të mëlçisë, që mund të variojë nga një formë e butë e sëmundjesm që zgjat disa javë deri në një gjendje të rëndë, që mund të çojë te ciroza e mëlçisë ose kanceri i mëlçisë.
XS
SM
MD
LG