Ndërlidhjet

FMN vazhdon ndihmën për Afganistanin


Logo e FMN-së
Logo e FMN-së
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka bërë të ditur se autoritetet e tij dhe ato afgane kanë arritur marrëveshje për një seri reformash që duhet t’i ndërmarrë Afganistani për të siguruar këstin e radhës së ndihmës.

Njoftimi pason qëndrimin dyjavor të një ekipi të FMN-së në Afganistan.

Institucioni monetar i ka ofruar Afganistanit 133.6 milionë dollarë kredi në nëntor të vitit 2011, për ta ndihmuar atë pas tërheqjes së misionit luftarak të NATO-s, më 2014.

FMN-ja, deri më tash, ka lëshuar dy këste në vlerë prej 36 milionë dollarësh.

Në deklaratën e Fondit thuhet se ekipi i tij ka arritur “mirëkuptim” me autoritetet afgane për të vazhduar rrugën e reformave.
XS
SM
MD
LG