Ndërlidhjet

Burgim i përjetshëm për liderin e opozitës në Bangladesh


Ilustrim

Ilustrim

Lideri i partisë më të madhe opozitare në Bangladesh është dënuar me burgim të përjetshëm, nën akuzat për krime lufte gjatë luftës së vendit për pavarësi nga Pakistani.

Abdul Quader Mollah, lideri i partisë islamike Jamaat-e-Islami, është dënuar sot në Daka, nga një gjykatë speciale për krime lufte.

Vetë Mollah i ka hedhur poshtë akuzat, ndërsa partia e tij ka thënë se gjykimi është i motivuar politikisht.

Jamaat-e-Islami ka kundërshtuar pavarësinë dhe është akuzuar për bashkëpunim me forcat pakistaneze, gjatë konfliktit të vitit 1971, i cili ka lënë rreth 3 milionë njerëz të vrarë.

Muajin e kaluar, një ish-lider i partisë është dënuar në mungesë me vdekje, nën akuzat për gjenocid.
XS
SM
MD
LG