Ndërlidhjet

OKB Iranit: Ndalo arrestimin e gazetarëve!


Ilustrim
Ilustrim
Disa ekspertë për të drejtat e njeriut në Kombet e Bashkuara u kanë bërë thirrje autoriteteve iraniane që të ndalojnë me arrestimin e gazetarëve dhe të lirojnë ata që kanë arrestuar.

Në një deklaratë të përbashkët, ata kanë thënë se forcat e sigurisë së Iranit kanë arrestuar 17 gazetarë të pavarur javën e kaluar dhe kanë bastisur zyrat e pesë gazetave.

Grupi i ekspertëve përfshin raportuesin special për lirinë shprehjes, raportuesin special për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe raportuesin special për të drejtat humane në Iran.

Para valës së fundit të arrestimeve, në burgjet e Iranit kanë qenë edhe 40 gazetarë të tjerë.

Grupi ka thënë se arrestimet paraqesin “shkelje flagrante të detyrimeve të Iranit në bazë të ligjit ndërkombëtar të të drejtave të njeriut”.
XS
SM
MD
LG