Ndërlidhjet

Kriza humanitare në Siri “po thellohet”


Homs, Siri
Homs, Siri
Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se numri i civilëve sirianë, që kanë nevojë për ndihmë urgjente, mund të rritet në mënyrë drastike.

Jens Laerke, zëdhënës i Zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare, ka thënë se rreth 4 milionë njerëz kanë nevojë për ndihmë urgjente, ndërsa mbi 2 milionë të tjerë janë të zhvendosur brenda Sirisë.

Ai ka theksuar se nëse dhuna vazhdon me të njëjtin intensitet, ky numër mund të rritet.

Laerke ka thënë se pavarësisht ndihmës që ofron OKB-ja për më shumë se 70 grupe lokale në Siri, kryesisht në zonat e kontrolluara nga opozita, “kriza humanitare vazhdon të thellohet”.

Programi Botëror i OKB-së ka thënë se këtë muaj planifikon të ushqejë 1.75 milion sirianë nga 2.5 milionë që u mungon ushqimi i mjaftueshëm.

OKB-ja po ashtu ka vlerësuar se mbi 60,000 njerëz kanë humbur jetën në Siri, që nga shpërthimi i protestave të para antiqeveritare në mars të vitit 2011.
XS
SM
MD
LG