Ndërlidhjet

Iran: Arrestohet prokurori - aleat i Ahmadinejadit


Foto Ilustruese

Foto Ilustruese

Presidenti i Iranit Mahmud Ahmadinejad ka denoncuar gjyqësinë iraniane lidhur me arrestimin e aleatit të tij, ish prokurorin e Tehranit Saeed Mortazavi.

Ahmadinejad, në komentin e publikuar të martën në ueb-faqen e tij zyrtare, e ka quajtur këtë si një “veprim tejet të ndryrë”. Zyra e prokurorit të Tehranit ka konfirmuar se Mortazavi është arrestuar të shtunën, por nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me akuzën me të cilën ai është ngarkuar.

Mediat iraniane raportojnë se ai është dërguar në burgun Evin të Tehranit. Mortazavi është suspenduar në vitin 2010 për vdekjen e tre protestuesve anti-qeveritar në një burg në Tehran.

Emri i tij është përmendur gjatë një përleshjeje të së dielës në parlament, në të cilën Ahmadinexhad akuzoi kryetarin e këtij institucioni, Ali Larijani dhe familjen e tij, për përfshirje në korrupsion.

Në komentin e tij, Ahmadinejad ka thënë se gjyqësia ka filluar të të funksionojë si një “biznes familjar”. Ndërkohë kuptohet se Sadegh Larijani, vëlluau i kryeparlamentarit Ali Larijani, është kreu i gjyqësisë së vendit.
XS
SM
MD
LG