Ndërlidhjet

Qeveria e Kosovës dënon incidentet në veri


Foto Ilustruese
Foto Ilustruese
Qeveria e Kosovës ka dënuar incidentet fundit të ndodhura në pjesën veriore të vendit.

Me anë të një komunikate, Qeveria e Kosovës shkruan se, e përcjellë me vëmendje situatën në veri, si dhe njëkohësisht dënon incidentin e fundit në pjesën veriore të Kosovës.

Në këtë komunikatë shkruan se ekzekutivi i vendit kërkon nga qytetarët e vendit të jenë të qetë dhe të tregojnë maturi në situata të tilla.“Qeveria e Republikës së Kosovës fton qytetarët për qetësi dhe maturi, si dhe të mos bien në ndikim dhe të mos bashkëpunojnë me grupet që po tentojnë të tensionojnë situatën në këtë pjesë të territorit të Kosovës”, thuhet në këtë komunikatë.

Qeveria njëherit ka kërkuar nga policia që sa më parë të gjejnë autorët e këtyre incidenteve dhe gjithashtu u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë me organet e rendit dhe ligjit dhe t’u ndihmojnë atyre në kapjen e këtyre peronave.


Brenda dy ditëve të fundit në pjesën veriore të Kosovës kanë ndodhur tre shpërthime. I pari ka ndodhur gjatë ditës së djelë në lagjen e Tre Rrokaqiejeve dhe i dyti po ashtu gjatë të dielës në Leposaviq, ku përveç disa dëmeve materiale nuk ka shkaktuar viktima apo të lënduar. ndërsa shpërthimi i së hënës mbrëma i ndodhur në Lagjen e Boshnjakëve ka lënduar 2 fëmijë të komunitetit serbë të cilët tashmë janë jashtë rrezikut për jetë.
XS
SM
MD
LG