Ndërlidhjet

Radikalët serbë e akuzojnë Nikolliqin për tradhti


Protesta në Beograd kundër takimit Nikolliq-Jahjaga

Protesta në Beograd kundër takimit Nikolliq-Jahjaga

Ultranacionalistë serbë, kanë akuzuar presidentin e tyre Tomisllav Nikolliq për tradhti pasi që ky i fundit pritet të takohet me homologen e tij presidentën e Kosovës Atifete Jahjga.

Bisedimet në mes të presidentës Jahjaga dhe homologut të saj serb Nikolliq, janë pjesë e përpjekjeve të BE-së për të përmirësuar raportet në mes dy vendeve, raporton Asociated Press.

Dhjetra përfaqësues të Partisë Radikale të Serbisë, kanë qëndruar të martën para ndërtesës presidenciale të Serbisë, duke mbajtur flamuj serb dhe pankarta anti-BE.

Zyrtari i kësaj partie, Nemanja Saroviq ka thënë se veprimi i Nikolliqit, që njihet si një nacionalist dhe ish lider i radikalëve, është një “tradhti e qartë dhe e dukshme” nga ana e tij.
XS
SM
MD
LG