Ndërlidhjet

logo-print

Danimarkë: Sulmohet shkrimtari që njihet për anti-islamizëm


Foto Ilustruese

Foto Ilustruese

Mediat daneze raportojnë se një sulmues i pa njohur ka tentuar që të qëllojë një shkrimtar danez të historisë i cili është kritik ndaj Islamit.

Raportohet se Lars Hedegaard nuk është lënduar nga këto të shtëna. Sulmuesi kishte shkuar tek shtëpia e Hedegaard-it duke u shtirur se ka një pako postare dhe më pasë kishte shtënë të paktën një herë me armë, por nuk kishte arritur që të qëllonte shkrimtarin.

Policia e Kopenhagës ka konfirmuar se nuk ka të lënduar nga të shtënat. Ata nuk kanë thënë nëse e shtëna kishte për shënjestër Hedegaardin. Shkrimtari danez, udhëheqë Shoqërinë për Lirinë e Fjalës, një grup i cili ka organizuar një takim dhe ligjerata me kritik të Islamit.

Autoritetet daneze gjatë vitit 2011 e kishin gjobitur Hedegardin në vlerë prej 1 mijë dollarëve amerikan për fyrje ndaj muslimanëve.
XS
SM
MD
LG